Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Aksident trafiku në Klinë me lëndime e dëme materiale

$
0
0

aksident-trafikuPejë, 21 mars – Policia në Pejë bëri të ditur se dje, rrethe orës 17:40 në Lagjen Arbëria në Klinë , kishte ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore dhe me dëme të konsiderueshme materiale . Sipas hetuesve aksidenti kishte ndodhur kur i dyshuari, shtetas i Kosovës Sh.B.(1972), kishte qenë duke qarkulluar me automjetin e tij Wolsvagen transport nga drejtimi i Klinës në drejtim të magjistrales. Me të arritur në lagjen Arbëria, në hyrje të objektit “ETC”, deri sa po e lëshonte rrugën kryesore nga krahu i djathtë në të majtë, nga drejtimi i kundërt arrin drejtuesi me automjetin BMW,shtetasi po ashtu i Kosovës L.S.(1992), në të cilin ishte edhe pasagjeri A.G. (1991). Ai me shpejtësi dhe në pamundësi që t’i shmanget goditjes, ik me automjet në krahun e djathtë,duke dalë jashtë rrugës dhe me pjesën e parë të krahut të majtë e godet automjetin Wolfsvagen. Pas goditjes në ketë automjet nuk arrin të ndalet dhe me pjesën e parë ballore e godet edhe rrethojën e ETC-ës, si dhe gjeneratorin e ETC-ës. Me ketë rast drejtuesit e këtyre dy automjeteve kanë pësuar lëndime trupore,si dhe pasagjeri në automjetin BMW. Dëmet materiale janë të konsiderueshme .

Te gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë . Ata janë ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në repartin kirurgjik .

Rasti po hetohet nga njësia e hetimeve të aksidenteve NJRT në Pejë.

Artikulli Aksident trafiku në Klinë me lëndime e dëme materiale u shfaq së pari në Lajme Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Trending Articles