Presidenti grek, Karolos Papoulias ka deklaruar ditën e sotme se “Jemi nëm situatë lufte”.
Këtë deklaratë presidenti grek e ka bërë në një takim që pati me krerët më të lartë të Forcave të Armatosura të vendit dhe me ministrin e mbrojtjes Panos Panagiotopoulos.
Papoulias theksoi gjithashtu se “Forcat e Armatosura, janë garanci për interesat kombëtare të vendit”.
Takimi i sotëm i z. Papoulias u krye në prezencën e udhëheqjes së re të Forcave të Armatosura të vendit, të cilët u prezantuan nga Ministri i Mbrojtjes./LajmeOnline/
Artikulli Presidenti grek: “Jemi në situatë lufte” u shfaq së pari në Lajme Online.