Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Letër të miturës: Të dua vogëlushe, s’jetoj pa ty

$
0
0

Pedofili-i-shkruan-leter-vajzes“Të dua vogëlushja ime, pa ty nuk mund të jetoj. Tashmë më ke hyrë në zemër dhe nuk mund të të nxjerr më prej andej. Ndoshta diferenca e moshës mund edhe të të frikësojë, por kjo është dashuri. Nëse ti nuk pranon, nuk e di çfarë do bëj me jetën time”. Ky është një mesazh i njërës prej letrave të dashurisë që një 53-vjeçar nga Korça i ka dërguar një vajze 14-vjeçare nga qyteti juglindor.

Ndonëse i martuar dhe baba i dy fëmijëve, Albert Goskolli nga fshati Mborje për një kohë relativisht të gjatë i është “ngjitur” pas të miturës, duke i shkruar letra dashurie. Letrat dhe shantazhi që i bëhej nga 53-vjeçari për të pranuar “dashurinë” e tij kanë tronditur 14-vjeçaren K.P., e cila u ka treguar prindërve. Pas denoncimit të bërë nga këta të fundit, mbrëmjen e së mërkurës, policia e Korçës ka vënë në pranga Albert Goskollin, i cili ka pranuar se i shkruante letra dashurie të miturës, pasi e simpatizonte./

Artikulli Letër të miturës: Të dua vogëlushe, s’jetoj pa ty u shfaq së pari në Lajme Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Trending Articles