Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Shtatë të vdekur në një aksident në Brazil

$
0
0

f1_03braz1364989358Shtatë persona kanë vdekur pasi një autobus ra nga ura në qendër të qytetit të Rio de Janeiros në Brazil, ndërsa, 11 persona të tjerë janë lënduar. Autoritetet kanë njoftuar se në momentin e aksidentit, në autobus ishin 18 pasagjerë, transmeton KTV.

Zjarrfikësit, ambulancat dhe dy helikopterë i kanë transportuar të lënduarit në spitale. Nga të vdekurit, policia ka njoftuar se janë 5 burra dhe 2 gra. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet. Mediet braziliane citojnë dëshmitarët të kenë thënë se shoferi kishte pasur një grindje me një pasagjer, pak përpara përplasjes. Ndërkaq, policia po heton mbi këtë ngjarje.

Artikulli Shtatë të vdekur në një aksident në Brazil u shfaq së pari në Lajme Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013