E ka fshikulluar mirë e mirë dalin e tij 8-vjeçar me një kabllo elektriku, duke i shkaktuar lëndime të tmerrshme në gjithë trupin e tij.
Kjo është ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Itali, nga një 45-vjeçar senegalez, i cili ka ushtruar dhunë, në një formë të pazakontë mbi të birin e tij. Me justifikimin: Duhet ta edukoj, shkruan noa.
Kanë qenë klithmat e fëmijës dhe nënës së tij, të cilat ngritën në këmbë fqinjët e tyre dhe kanë lajmëruar më pas policinë.
Për fat, djali i vogël ka arritur t’i shpëtojë vdekjes, ndërsa është duke përjetuar një traumë të thellë psikologjike, përveçse asaj fizike, shkaktuar nga plagët e rënda.
Ndërsa si provë, është gjetur edhe kablli elektrik, rreth një metër e gjysmë i gjatë, i cili përdorej shpesh prej babait për të trembur fëmijën e tij.
Artikulli Rreh djalin me kabllo elektriku: Duhet ta edukoj u shfaq së pari në Lajme Online.