Rahovec, 4 prill – Policia në Rahovec është informuar sot nga zyrtarë të KEK-ut në këtë komunë se një punëtor i tyre (lexues i njehsorëve) ishte sulmuar nga një i dyshuar në fshatin Celinë.
Sipas hetimeve të para, thuhet se punëtori ishte në kryerje të detyrës kur është sulmuar nga i dyshuari, i cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore për të cilat është kërkuar ndihma mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Rahovec e më pas edhe në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar nën masën e arrestit policor.
Artikulli Arrestohet sulmuesi i punëtorit të KEK-ut u shfaq së pari në Lajme Online.