Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Konfiskohen armë në Peqan të Suharekës

$
0
0

f1_05peqan1365152772Prishtinë, 5 prill – Policia e Kosovës në fashtin Peqan të Suharekës të enjten rreth orës 16:25 ka bërë tërheqjen e një mjeti të dyshuar, ndërsa armët tjera të gjetura i ka konfiskuar.

Sipas raportit, Policia të enjten është njoftuar nga një person se ka hasur në mjete të dyshuara.

“Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes gjendet një armë AK-47 dhe afër saj një thes me disa pjesë të armës, si karikator dhe disa tromblonë të pushkës automatike. Njësiti për deminim i EOD-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e një mjeti të dyshuar, ndërsa armët tjera të gjetura janë konfiskuar nga policia”, transmeton telegrafi raportin e Policisë.

 

Artikulli Konfiskohen armë në Peqan të Suharekës u shfaq së pari në Lajme Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013