Mbrëmë në Lucern ka ndërruar jetë një tjetër viktimë e Masakrës së Lucernit, duke e çuar në katër numrin e viktimave. 61-vjeçari deri vonë ishte nën kujdesin intensiv spitalor. Ndërkaq, një tjetër person që i shpëtoi sulmit të Viktor Berishës, vazhdon tretmanin mjekësor.
Më 27 shkurt, shtetasi zviceran me kombësi shqiptare Viktor Berisha kishte qëlluar me armë në vendin e punës, me ç’rast dy persona vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e tretë kishte vdekur në spital nga plagët e marra. Dorasi, Viktor Berisha poashtu u vra, mirëpo nëse ishte një aksident apo vetëvrasje, është ende e pa qartë për autoritet zvicerane. Numri i të vdekurve në këtë mënyrë rritet në pesë./LajmeOnline/
Artikulli Vdes viktima e katërt e Viktor Berishës u shfaq së pari në Lajme Online.