Ukë Rugova, djali i Presidentit të ndjerë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova dhe deputet në Parlamentin e Kosovës, është bërë baba.
Bashkëshortja e tij Blerta Kllokoqi, solli ne jetë vajzën e parë të çiftit, të cilën e quajtën Ana Sofia.
Blerta, motra e kreatores së njohur Blerina Kllokoqi, nusja e djalit të madh të Rugovës, Mendimit, ka konfirmuar ardhjen në jetë të pjesëtares së re të familjes Rugova, nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social Facebook.
Kllokoqi ka publikuar edhe fotografi nga çastet e para të jetës së vogëlushes, realizuar nga xhaxhai, Mendim Rugova./Lajmeonline/
Artikulli Kjo eshte Ana Sofia Rugova mbesa e Ibrahim Rugoves u shfaq së pari në Lajme Online.