Pesë vetura janë përplasur mes vete rreth orës 15:00, tek Palestra e Sporteve në Pejë. Policia e Kosovës bënë të ditur se ende nuk dihen motivet e aksidentit.
Sipas Policisë tre qytetarët janë lënduar më lehtë, një më rendë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në aksidente janë involvuar 5 vetura. Njësitet e hetuesisë dhe prokurori janë në vendin e ngjarje. Ende nuk dihen motivet e aksidentit. Janë katër persona të lënduar, tre nga ta më lehtë, e njëri pakë më rendë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Ata janë dërguar menjëherë në spital”, tha për Indeksonline, Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për regjionin e Pejës.
Artikulli Përplasën 5 vetura u shfaq së pari në Lajme Online.