Një biznesmen është qëlluar me 4 plumba teksa po futej në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të ditës së sotme në lagjen Zdrale të Shkodrës.
Besnik Fanga, 45- vjeç ka qenë duke u futur në banesë kur është qëlluar disa herë me pistoletë nga një person, raporton Shekulli.
Ky i fundit ka qëlluar nga brenda një automjeti dhe është larguar me shpejtësi pas kryerjes së krimit. Biznesmeni i plagosur është dërguar në urgjencën e spitalit të Shkodrës ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas është dërguar në reanimacion.
Mësohet se gjendja e biznesmenit që punon në fushën e ndërtimeve është mjaft e rëndë. Mjekët kanë bërë të ditur se 4 plumbat e marrë i kanë prekur disa organe në trup.
Artikulli Goditet me katër plumba biznesmeni Besnik Fanga u shfaq së pari në Lajme Online.