Kukës, 5 maj – Dy shtetas kosovarë janë ndaluar pasi ishin shpallur persona në kërkim nga Interpoli i dy shteteve, Zvicrës dhe Italisë.
Burime zyrtare të policisë rajonale të kufirit bëjnë të ditur se, në orët e paradites së ditës së diel “janë ndaluar shtetasit kosovarë Sami Sala, 52 vjeç, dhe Bekim Jusufi, 36 vjeç, pasi kontrolli i dokumenteve në sistemin TIMS i ka nxjerrë që ishin persona shumë të kërkuar nga drejtësia zvicerane dhe italiane”, transmeton Balkanweb.
Pasi është bërë ndalimi, ka nisur edhe përgatitja e dokumentacionit për dorëzimin e tyre para drejtësisë së shteteve ku ata janë të kërkuar për “pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafiqe të paligjshme”.
The post Ndalohen dy kosovarë të kërkuar nga Interpoli appeared first on Informohu.de.
Artikulli Ndalohen dy kosovarë të kërkuar nga Interpoli u shfaq së pari në Lajme Online.