Petar Manevski u dënua me 13 vite burg për vrasjen e maturantit shqiptar Muhamed Jashari nga Shkupi. Dënimi u shqiptua edhe pse i dënuar ndodhet në arrati. Në prill të vitit 2011 i arratisuri vrau në mënyrë makabre nxënësin shqiptar në oborrin e shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski” në Shkup.
Përveç tij u dënua edhe Stefan Gelov, me vetëm 4 muaj burg, edhe pse edhe ky ishte pjesëmarrës në rrahjen brutale.
Nxënësi i vdekur Jashari në prillin e 2011-ës sapo kishte parë që vrasësit po rrihnin brutalisht bashkëmoshatarin e tij Darko, nxënës i të njëjtës shkollë, ai ka ndërhyrë dhe ka dashur të ballafaqohet me tre personat. Mirëpo, ata kanë nisur ta godasin atë me sende të forta duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes.
Artikulli Vrau maturantin shqiptar, 13 vjet burg maqedonasit u shfaq së pari në Lajme Online.