Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Kelmendi bashkëpunëtor i bosëve serbë të krimit

$
0
0

f1_08kelmendi1368009026Beograd, 8 maj – Narkobosi i arratisuri Darko Shariq, sipas të gjitha gjasave, është përzgjedhur nga strukturat amerikane të sigurisë që të bëhej dëshmitari kyç kundër Naser Kelmendit, shkruajnë mediat serbe.

Sipas gazetës ‘Blic’, ky është bërë aduti kryesor kundër ish-partnerit, të cilin tani SHBA-të e konsiderojnë si narkobosin më të rrezikshëm të Ballkanit. Po sipas saj, Shariq, kumbara i tij Safet Kaliq dhe Zvonko Veselinoviq nga Mitrovica kanë qenë bashkëpunëtorët e afërt të Kelmendit.

Gjithnjë, sipas kësaj gazete, Kelmendi në dosjet e policisë serbe konsiderohet si organizatori dhe financuesi kryesor i tregtisë me kokainë dhe heroinë e cila nga Stambolli, nëpërmjet Shqipërisë, kontrabandohej nga Peja nëpërmjet Rozhajës dhe Novi Pazarit deri të vendet e Evropës perëndimore.

Sipas një burimi të MUP-it serb, në të cilin thirret gazeta, Shariq në fillim të `karrierës së tij’ të kontrabandimit me heroinë ka bashkëpunuar me Kelmendin, ndërsa më pastaj ka kaluar në kontrabandë me kokainë dhe bashkëpunimi ka vazhduar në lidhje me shpëlarjen e parave.

Shenja e parë treguese e lidhjes Shariq-Kelmendi dhe shpëlarjes së parave konsiderohet eksporti enorm i sheqerit në Bosnjë dhe Hercegovinë kur janë shpërlarë shuma milionshe të parave.

Artikulli Kelmendi bashkëpunëtor i bosëve serbë të krimit u shfaq së pari në Lajme Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Trending Articles