Një djalë vetëm 10 vjeç i ka shpëtuar një shpërthimi të një granate në dorë. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Kukësit, Gjegjën. Mësohet se djali teksa ruante bagëtitë në një kullotë të fshatit ka gjetur objektin plasës dhe ka filluar të luaj me të. Ai ka hequr unazën e granatës, e cila ka shpërthyer. Fatmirësisht fëmija ka marrë vetëm plagë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Artikulli I shpërthen granata në dorë një 10-vjeçari u shfaq së pari në Lajme Online.