Hetuesit rajonal të Prishtinës, respektivisht, Njësiti për veprat penale kundër pasurisë, është në vazhdimësi të operacioneve për kapjen e të dyshuarve për rastet e grabitjeve dhe vjedhjeve të veturave.
“Tri nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda, kanë rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar”, thotë rreshter Agron Borovci, zëdhënës i Policisë në Prishtinë.
Sipas tij, operacionet janë zhvilluar në tri rajone të ndryshme, në atë të Pejës ( në Fshatin Kusuriç), të Prizrenit (në Malishevë) dhe në rajonin e Prishtinës ( rruga Ilir Konushevci).
Hetuesit rajonal janë në kërkim edhe të disa personave të tjerë të cilët me bazë dyshohet të jenë pjesë e këtij grupi të organizuar që ka operuar kohëve të fundit në rajonin e Prishtinës, bëhet fjalë për rastet e grabitjeve të armatosura në filialet e bankave, vjedhjeve të veturave etj.
Personat e arrestuar janë, S. B, mashkull, 44 vjeç, A. K, mashkull, 27 vjeç si dhe R. B, mashkull, 26 vjeç, që te tre shtetas të Kosovës.
Sipas të dhënave policore, të dyshuarit kanë qenë të dënuar dhe recidivist të veprave të ndryshme kriminale. Të njëjtit po mbahen që paraburgim me urdhër të prokurorit të shtetit./
Artikulli Tre të arrestuar për grabitje dhe vjedhje të veturave u shfaq së pari në Lajme Online.