Një sherr mes bashkëshortësh ka përfunduar në polici, pasi gruaja ka kërcënuar burrin se do ta therte me thikën e bukës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot në kryeqytet në zonën e Unazës së re tek pallatet e reja ku gruaja është një shtetase angleze e martuar me një shtetas shqiptar.
Policia bën të ditur se autorja është Louise. R. H 28 vjeçe, e cila pasi një konflikti xhelozie me Ervin. D 30 vjeç më të cilin kishte rreth 4 vjet e martuar në apartamentin e tyre e ka kërcënuar këtë të fundit se do ta vriste me thikën e bukës. I frikësuar nga agresiviteti dhe nervozizmi i treguar nga ana e bashkëshortes së tij, 30-vjeçari ka kërkuar ndihmën e policisë duke telefonuar në numrin 129. Menjëherë efektivët e komisariatit numër 6 kanë mbërritur në katin e 6 të pallatit ku ka ndërhyrë duke neutralizuar shtetasen angleze.
Pas marrjes ne pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore, Louise ka shpjeguar se ishte e dashuruar me Ervinin, por ky i fundit prej disa kohësh e gënjente dhe mashtronte për personat me të cilët takohej, ndërsa ditët e fundit në telefonin e tij kishte gjetur foton e një vajze tjetër. Pas konsultimit me prokurorin e çështjes është vendosur që Louisë. H të procedohet në gjendje të lirë./
Artikulli I gjen foto me të dashurën në celular, gruaja angleze kërcënon me thikë shqiptarin u shfaq së pari në Lajme Online.