Gjilan, 18 maj – Berat Destani (1978) nga fshati Tërnoc i Madh i Bujanocit është vetëvrarë me armen e tij të gjuetisë këtë të shtunë në poligonin e gjuetisë në Pasjak, konfirmoi për rajonipress Avni Oruqi, shef i njësisë rajonale të hetimeve në Gjilan.
Oruqi tha se trupi i viktimës është dërguar për obduksion dhe se nga poligoni janë marrë edhe incizimet dhe videot që tregojnë për tërë ngjarjen dhe incidentin.
Ndërsa, Ismet Hashani, zëdhënës i PK-së për rajonin e Gjilanit, tha se i ndjeri është vetëvrarë me armë zjarri.
Sipas tij i ndjeri kishte ardhur sot në Gjilan, ishte regjistruar në poligonin e qitjes në fshatin Pasjak, duke iu nënshtruar procedurave të rregullta, por me të marrë armën ka kryer aktin e vetëvrasjes.
Hashani tha se njësitet përkatëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, po merren me hetime ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
Artikulli Vetëvritet Berat Destani nga Tërnoci i Madh u shfaq së pari në Lajme Online.