Misti Van Horn, 22 vjeçarja nga SHBA-të, nënë e dy fëmijëve nga Oklahoma është prangosur javën e kaluar për asye se nëpërmjet Facebook-ut ka tentuar që t’i shesë fëmijët e saj për 4000 dollarë.
Ajo disa herë nëpërmjet rrjeteve sociale i ka ofruar për shitje fëmijët e saj, vajzën 10 muajshe dhe djalin dyvjeçarë, njofton policia vendase.
Për shitjen e fëmijëve ajo negocioi me një grua nga Fort Smit i shtetit fqinjë Arkanzas.
Ajo para policisë pranoi veprën duke thënë se ishte dakord të shiste djalin për 1000 dollarë dhe të dy për 4000 dollar pasi se i duheshin 1000 dollarë për ta nxjerrë të dashurin nga burgu.
Sipas raportit të polcisë, Van Horn në FB kishte shkruar: Vetëm ejani këtu…do t’ua jap të gjitha gjërat e tyre dhe mund t’i merrni përgjithmonë për 1000 dollarë.
Fëmijët tani i janë marrë nga organet gjegjëse, kurse asaj i është caktuar kaucion prej 40000 dollarë.
Artikulli SKANDALOZE: Nëna i shiste fëmijët në FB për 4000 dollarë u shfaq së pari në Lajme Online.