Tetovari Kenan B. (51) sot pasdite ka vrarë vajzën e tij Rahime B. (27) dhe pastaj ka vrarë veten.
Tragjedia familjare ka ndodhur sonte rreth orës 18 e 30 minuta në shtëpinë e familjes së Kenanit në Tetovë, kur pas konfrontimit verbal me vajzën e tij, Kenani ka nxjerrë pistoletën dhe e ka vrarë vajzën e tij, kurse pastaj ka vrarë edhe vetveten.
Si raporton Zhurnal, policia e ka konfirmuar informacionin dhe ka theksuar se hetimi është duke u zhvilluar, kurse detaje më të hollësishme do të mësohen gjatë ditës së nesërme. Nuk dihen se cilat kanë qenë motivet që kanë sjellë deri te kjo tragjedi
Artikulli Babai vret vajzën dhe veten u shfaq së pari në Lajme Online.