Aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tetë të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në vendin e quajtur Kthesat e Leshnicës, në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Sipas informacioneve të fundit dhënë nga policia, një mjet i vogël është përplasur me një furgon, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Ende nuk dihen shkaqet zyrtare të aksidentit, por të dhënat e para flasin për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.