Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski sot inofrmoi se 54 vjeçari A.I. dje ka raportuar se i është marrë vetura “Golf” me targa të Shkupit të cilën e ka parkuar përballë marketit “Vero”.Sipas informatave të Marjan Josifovski, në afërsi të supermarketit “Vero” në Tetovë, janë regjistruar 10 vjedhje të rënda si dhe një tentim për vjedhje.
Nga automjetet janë marë çanta, Laptopë si dhe mjete të tjera, ndërsa vjedhësit pa mos u vërjetur nga askush kanë ikur.Vlera e përgjithshme e dëmit konsiderohet rreth 222 mijë denarë, thotë Josifovski.
Rrahje për gomat e veturës
Të martën mbrëma rreth orës 21 në rrugën “Jovan Onçevski” në Tetovë është prishur rendi dhe qetësia publike ku kanë qenë të involvuar katër persona. Fillimisht B.I (31) në gjendje të alkoolizuar ka filluar zënkë verbale me fqinjët e vet, dhe më pas me send të fortë ka dëmtuar veturën Audi, pronë e Z.B (50), duke prerë dy gomat e saj. “Të nervozuar për këtë, Z.B dhe djemt e tij, D.B dhe M.B, janë drejtuar kah shtëpia e fqiut, kanë thyer dritaren e derës hyrëse dhe pas hyrjes në brendi kanë vazhduar me zënkën. Zënka ka degjeneruar në rahje dhe kanë shkëmbyer disa grushta, me ç`rast B.I me send të fortë ka goditur M.B në dorën e djathtë. Gjatë rahjes edhe B.I edhe M.B kanë marrë lëndime të rënda dhe më pas të gjithë të involvuarit në rahje janë arrestuar në stacionin policor në Tetovë, ndërsa B.I është mbajtur derisa t`I kalojë gjendja e alkoolizuar”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Policia ka bërë hetime në shtëpinë ku ka ndodhur rahja dhe punon në zbardhjen e plotë të rastit, kurse më pas do të inicohen edhe padi adekuate. /Shqipmedia.