Zyrtarë rusë n njoftuan se tre persona, përfshirë edhe dy turistë britanikë, kanë humbur jetën me rastin e rrëzimit të një helikopteri në pjesën veriore të Rusisë.Ministria ruse për Emergjenca njoftoi se helikopteri privat Eurocopter është përplasur në rajonin Murmansk.
Të dy britanikët, që në këtë rajon kishin udhëtuar për të marrë pjesë në një ekspeditë peshkimi, si dhe përkthyesi i tyre rus, janë vrarë në tokë nga rotorët e helikopterit, i cili me rastin e rrëzimit kishte rënë mbi kokat e tyre.