Një shqiptar nga Maqedonia plagosi me armë të dashurën e tij më pas vrau veten. Ngjarja u shënua rreth orës 14:00 të ditës së sotme, tek hotel “Dea” pranë Vilave Gjermane, në rrugën e Elbasanit.
Nga të dhënat e para të policisë mendohet se Agim Emini nga Tetova e Maqedonisë fillimisht ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë të dashurën e tij, Alma Suçi më pas qëlloi veten.
Menjëherë çifti i plagosur është dërguar në Spital Ushtarak për të marrë mjekimin e duhur, por Emini nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Ndërkohë që e dashura e tij Alma Suçi, 21 vjeçe nga Skrapari ka plumb në kurriz dhe ndodhet në gjëndje të rëndë.
Nga dëshmitë e mbledhura nga vendi i ngjarjes, gazetari Arsen Rusta informon se mes çiftit fillimisht duhet të ketë pasur grindje. 29 vjeçari ka qëlluar të dashurën tek dera e hotelit, në momentin kur 21 vjeçarja ka qenë duke u larguar.