Një krim për motive xhelozie mes dy të rinjve ka ndodhur mesditën e sotme në kafenenë e një hoteli në kryeqytet. Mësohet se një i ri kosovar pasi ka debatuar me të dashurën e tij, një 25-vjeçare shqiptare ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt saj dhe më pas drejt vetes.
Mësohet se të plagosurit janë Arben Emini dhe e dashura e tij Alma Suçi, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore, transmeton Shekulli online.
Menjëherë persona të pranishëm në hotel kanë lajmëruar policinë rreth ngjarjes dhe ambulancën, ku kjo e fundit ka mbërritur me vonesë në vendngjarje.
Mësohet se vajza, ka shpëtuar me plagë të lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më rëndë paraqitet gjendja e Eminit, që ka marrë një plagë në kokë dhe është dërguar në gjendje kritike në Spitalin Ushtarak.