Shtëpia e 46 vjeçarit L.Z., nga fshati Zhabeni i Manastirit është plaçkitur natën mes 3 dhe 4 shtatorit përderisa ai me familjen e tij kanë qenë në dasmë.
Hajni e ka shfrytëzuar momentin përderisa shtëpia e mërgimtarit nga Australia ka qenë e zbrazët dhe përmes dritares nga kati përdhes ka hyrë në shtëpi. Me këtë rast hajni ka marrë me vete 53.000 denarë, 7.400 dollarë australian dhe stoli ari, raporton Zhurnal.
Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të hajnit.