Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Arrestohen shefat e Urbanizmit e Inspektoratit

$
0
0

Galdim Krasniqi dhe Ahmet Mahmutaj janë prangosur të martën nga Njësiti kundër krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës. I pari është drejtor i Inspektoratit Komunal në Pejë ndërsa i dyti është drejtor i Urbanizmit në këtë komunë.

Krasniqi dhe Mahmutaj janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës zyrtare” si dhe ‘marrjes së ryshfetit”.

Arrestimin e zyrtarëve të komunës së Pejës e ka konfirmuar për “Tribunën” edhe Policia e Kosovës, por pa dhënë identitetin e personave të dyshuar. Zëdhënësi Baki Kelani tha se arrestimi është kryer të martën nga Policia kundër krimeve ekonomike në Pejë.

“Njësiti rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Pejë, të martën rreth orës 12:00 arrestoi dy persona të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrje e ryshfetit’”, tha Kelani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013