Policia e Kosovës, gjatë një aksioni të përbashkët me policitë e shteteve të Shqipërisë, Italisë dhe të Zvicrës ka kapur 100 kilogramë drogë, të dyshuar si marihuanë, dhe ka arrestuar disa të dyshuar.
Për t’i komunikuar hollësitë e këtij operacioni të suksesshëm, ajo ka ftuar mediet në një konferencë shtypi, e cila do të mbahet në orën 13, në ambientet e Stacionit policor Qendra, në kryeqytet.