Një grup prej huliganëve të tifozerisë maqedonase ka goditur 15-vjeçarin që mësonte në shkollën e mesme “Dimitar Vlahov” menjëherë sapo kishte dalur nga shkolla ku po mësonte. Bëhet fjalë për të riun me iniciale D.A, 15 vjeç nga Shkupi, i cili ka marrë lëndime të rënda trupore.
Incidenti ka ndodhur sipas policisë kur nxënësi ka dal nga shkolla ndërsa turma ishte pranë shkollës dhe po përgaditej për të shkuar drejt sheshit të Shkupit për të ndjekur transmetimin e ndeshjes së basketbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë. Por, mësohet se huliganët kishin njohur të riun shqiptar dhe qëllimisht kishin pritur që ai të dal nga shkolla dhe të sulmohet brutalisht.
Fëmija e lënduar rëndë menjëherë është hospitalizuar në Klinikën e Shkupit. Policia bëri të ditur se ka nisur zbardhjen e incidentit./ina/