Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

‘Përgjaket’ e diela, brenda një ore 2 persona të vrarë

$
0
0

Përgjaket e diela me vrasje në vend. Dy të vrarë me armë zjarri janë shënuar rreth orës 22:00 ndërsa ngjarjet kanë ndodhur njëra në Durrës dhe tjetra në Sarandë.

Durrës
Rreth orës 22:00 në Hamallaj të Durrësit është vrarë me armë zjarri një 28-vjecar, ndërsa ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti mes një grupi të rinjsh.

Korrespondentja nga Durresi, Klodiana Haxhiaj njofton se Festim lumja, 28 vjec ka mbërritur i pajetë me një plagë në kokë me armë zjarri në spitalin e Durrësit. Informacione paraprake nga policia e Durrësit bëjnë me dije se i riu u qëllua me armë pas një sherri në mes të fshatit. Lëmja i shoqëruar nga vëllezërit ka pasur një konfrontim fizik me disa të rinj të fshatit, konflikti që më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Të shtënat në orët e vona kanë alarmuar fshatin, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim nga policia.
Efektivët mundën të identifikojnë autorët pasi morën në pyetje vëllezërit e 28-vjecarit. Ndërkaq trupi i të riut u dërgua në morgun e spitalit të Durrësit.
Policia po punon për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje të rëndë. Policia po punon për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje të rëndë.

SARANDË
Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar në Sarandë në fshatin Shendre të komunës Dhiver. Korrespondenti Andrea Kola bën të ditur se një 82-vjecar është vrarë me armë zjarri nga një bashkëmoshatar pas konflikteve të herëpashershme për pronat dhe kullotat. Viktima është Jorgo Kurti, ndërsa autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi, Sokrat Shito. Ky i fundit është arrestuar menjëherë pas krimit. Mësohet se prej kohësh dy të moshuarit ishin fqinjë me njëri-tjetrin dhe kishin një konflikt të pazgjidhur për shkak të një kullote. /LajmeOnline/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Trending Articles