Ka humbur jetën një grua 55-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, pasi u shtyp nga treni në stacionin e Tiranës.
Janë të paqarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, por sipas policisë, dyshohet se gruaja është vetëhedhur në shinat e trenit sapo treni është nisur.
Gruaja fatkeqe ka humbur jetën menjëherë, pavarësisht përpjekjeve të qytetarëve për ta shpëtuar, tek të cilët u shkaktua panik i madh nga ngjarja e pazakontë.
Artikulli Shqiptarja 55-vjeçare vdes e shtypur nga treni u shfaq së pari në Lajme Online.