Tetovë: Lëndohet rëndë një vajzë 8 vjeçare në një aksident me makinë
Dy persona u lënduan rëndë në dy aksidente të cilat kanë ndodhur mbërëm në rajonin e Pollogut, informon Shqipmedia, zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.
-Një vajzë 8 vjeçare nga fshati Pallçisht i Epërm është lënduar rëndë sot kur rrëth orës 11:20 është goditur nga një veturë “Opel Astra” me targa të Tetovës, drejtuar nga T.M.(42) nga Reçica e Vogël, thotë Josifovski për MIA.
Sipas informatave të Policisë aksidenti ka ndodhur në rrugën Tetovë-Pirok, afër fshatit Kallnik. Vajza e ka thyer nyjen në këmbën e majtë dhe menjëherë është dërguar në Spital.
Gostivar: Akisdenti tjetër ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në Gostivar, kur 23 vjeçari M.B ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij “Opel Omega”.
Automjeti është përplasur tek mbrojtëset prej betoni dhe ka dëmtuar një veturë tjetër. M.B me hundë dhe dhëmbë të thyer është dërguar në spitalin e Gostivarit, ku nga dyshimet se mos ka tronditje në tru është dërguar në klinikën e Shkupit, tha Josifovski.
Sipas policisë shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe, dëmi konsiderohet mbi 100.000 denarë./Shqipmedia Fotoja është ilustrim.
Artikulli Dy aksidente të rënda në Tetovë dhe Gostivar, lëndohet një vajzë 8 vjeçare u shfaq per te paren here ne Lajme Online