Ora 20: 30 – Perfundoi pa viktima dhe te lenduar pas 24 oresh pengmarrja ne burgun e Malandrinos. Alket Rizai dhe 2 bashkepunetoret jane tashme ne duart e policise. Pengjet ndodhen ne gjendje te mire. Tre grupet e forcave te policise (5 persona secili) dhe dy snajpera nga Athina morren pjesë aktivisht në ndërhyrjen e fundit dhe shpëtuan pengjet.
Mesohet se pengmarresi papritmas e gjeti veten të rrethuar nga policia dhe forca të blinduara, dhe i paaftë për të reaguar pas 24 oresh tensioni e lodhjeje, u detyrua të dorëzohej.
Pesë pengjet u liruan dhe janë në shëndet të mirë. Mesohet se 38 vjeçari shqiptar në fakt nuk eksploziv me vete, por beri blofin, duke besuar se do t’i bindte autoritetet për t’i dhënë makinën për t’u larguar.
Se bashku me Alket Rizain u arrestuan edhe dy bashkatdhetarët e tjerë qe e mbeshteten ne kete pengmarrje dhe qe mbanin ne duar thika të improvizuara.
Ora 18 :00 – Me sa duket forcat e policisë po ndjekin taktikën e lodhjes dhe të shkuarjes në kufijtë e durimit të pengmarrësit. Kaluan mëse 20 orë nga fillimi i pengmarrjes dhe përveç një pengu të liruar nga situata kaotike e krijuar gjatë ndërhyrjes së forcave MAT, nuk ka asgjë të re.
Artikulli Merr fund pengmarrja në Greqi. Alket Rizai bëri blof 24 orë me eksplozivin u shfaq së pari në Lajme Online.