Festat familjare janë ngjarje mjaft të rendësishme në jetën e secilit. Sipas traditës, njerëzit mblidhen për të kremtuar rastet e veçanta dhe në raste të tilla bëjnë edhe dhurata
Mirëpo, këtë fat nuk e pati një familje e cila po kremtonte një fejesë në njërin prej resaturanteve në qëndër të Prishtinës.
Burime të indeksonline kanë treguar se të gjitha dhuratat, duke përfshirë stoli, para e dhuarata të tjera, me vlerë prej 15 000 euro, i janë vjedhur një çifti të sapofejuar.
Nuk dihet ende nëse Policia është në dijeni të rastit, megjithatë Indeksonline do të provojë të marrë informata më të hollësishme.
Artikulli Prishtinë, vidhen dhuratat me vlerë 15 mijë euro u shfaq per te paren here ne Lajme Online