Pasi kishte pirë një sasi të madhe të tabletave, vajza 18 vjeçare nga Tetova ka përfunduar në Klinikat e Shkupit. Siç bën të ditur SPB Tetovë, dje në mbrëmje rreth orës 19, në repartin internistik në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellur vajza 18 vjeçare, e cila ka pirë njëzet tableta. Pas dhënies së ndihmës mjekësore, vajza është dërguar në Klinikat e Shkupit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Po zqarohet motive dhe çdo gjë e lidhur me këtë rast.
Nga policia njoftojnë për dy vjedhje të rënda në Tetovë. Njëra ka ndodhur dje mes orës 16 dhe 21 e 30 minuta, kur disa persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e 41 vjeçarit nga Tetova. Së pari kanë hapur dritaren e dhomës së ndejtjes me dhunë, pastaj kanë hypur lartë në dhomat e fjetjes, ku kanë gjetur kuleta në të cilat ka pasur 8.000 euro si dhe disa bizhuteri ari, duke shkaktuar një dëm prej 540 mijë denarë.
Siç bën të ditur policia, 69 vjeçari nga fshati Nerasht, dje ka raportuar se me datë 28, 29 të këtij muaji persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij. Ata kanë hapur me dhunë dritaren e pasme të shtëpisë, dhe pasi kanë hyrë, kanë kontrolluar nëpër gjithë shtëpinë ku kanë marë tre telefona celular dhe një gjerdan të artë. Sipas pronarit dëmi është shkaktuar rreth 60 mijë denarë./Shqipmedia
Artikulli Tetovë: Një vajzë 18 vjeçare tenton të vetëvritet u shfaq per te paren here ne Lajme Online