Ariel Sharon është cilësuar si gjigant i ushtrisë dhe skenës politike të Izraelit, por jo rrallë herë është cilësuar kontraverz përgjatë karrierës së tij.
Ai ka qenë duke u trajtuar në një qendër spitalore në periferi të Tel Avivit. Të enjtën, mjekët që e trajtonin njoftuan se gjendja shëndetësore e Sharon ishte përkeqësuar. 85 vjeçari vuante nga mosfunksionimi i disa organeve duke përfshirë edhe veshkën, njoftuan mjekët.
Ai është mbajtur gjallë në gjendje vegjetative që prej se pësoi infarkt në vitin 2006.
Artikulli Ariel Sharon ndërroi jetë në moshë 85 vjeçare u shfaq per te paren here ne Lajme Online