Një vet aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13 e 30 në rrugën magjistrale Qafë e Duhles-Prizren.
Një kombibus ka humbur drejtimin dhe është rrotulluar me ç’rast tre pasagjer, nga gjithsej 9 që ishin në të, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe kapiten Hazir Berisha, zëdhënës i policisë në Prizren.
Sipas tij, në aksident ka qenë i përfshirë vetëm një komibus me targa të Kumanovës, i cili po barte punëtor sezonal për në Mal të Zi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore të cilat po merren me rastin
Artikulli Tre të lënduar në aksidentin në Qafë të Dules u shfaq per te paren here ne Lajme Online