Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Metodë e re për diagnostikimin e skizofrenisë

$
0
0

foto (4)Studimi i shkencëtarëve amerikanë dhe izraelitë zbulon mundësinë e diagnostikimit të skizofrenisë në bazë të mostrave nga neuronet e hundës.

Shkencëtarët nga universitetet në Baltimor dhe Tel Aviv i kanë publikuar rezultatet e tyre në revistën shkencore ‘Neurobiology of Disease’. Sipas tyre, në këtë mënyrë do të mundësohet diagnostikimi më i hershëm i skizofrenisë, gjë që do ta lehtësojë fillimin më të hershëm të terapisë së duhur.

Deri tani biomarkerët për skizofreninë janë zbuluar vetëm në qelizat e trurit, të cilat nuk është e mundur që të mblidhen para vdekjes. Tani në neuronet e nuhatjes nga pjesa e epërme e brendësisë së hundës janë gjetur pjesë të mickoARN-së, karakteristike për skizofreninë.

MikroARN-ja është pjesë e mekanizmit, i cili e rregullon kodin tonë gjenetik.

The post Metodë e re për diagnostikimin e skizofrenisë appeared first on Informohu.de.

Artikulli Metodë e re për diagnostikimin e skizofrenisë u shfaq së pari në Lajme Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Trending Articles