Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

E la në pyll fëmijën e rrëmbyer, vetë iku para policisë

$
0
0

f1_policia-shkolla1364803034Klinë, 17 maj – Policia e Kosovës bën të ditur për një rast rrëmbimi në Zllokuqan të Klinës. Bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 10 vjeçe (T.GJ.). Rastin e ka raportuar i ati i fëmijës me datë 17.05.2013 rreth Gjergj Gjokaj . Sipas tij djali derisa ishte duke u kthyer nga shkolla në fshatin Zllakuqan është rrëmbyer nga persona të panjohur.

Policia ia ka dalë shpejt të identifikojë rrëmbyesin e dyshuar, shtetasi i Kosovës , Zef K. (1985) me banim në Berkovë të Kline. Pas kontrollit të shtëpisë, i ati i të dyshuarit, Tome Kqiraj i ka thënë policisë se i biri i tij bashkë me viktimën, që e kishte tërhequr me forcë, ishte larguar drejt pyllit dhe se me vete kishte marre një thikë dhe një batanije.

Ndërkohë, që po ndiqej në hap nga policia, braktis viktimën dhe ik në drejtim të panjohur. Policia e gjen fëmijën dje rreth orës 23 e 30 minuta, ndërkaq vazhdon të ndjekë të dyshuarin.

Viktima është dërguar menjëherë për ekzaminim mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e tij është e mire dhe ai i është kthyer familjes. Për te gjitha veprimet është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti pas kompletimit do të dërgohet në Prokurorinë e Shtetit.Nuk ka hollësi për motivet e këtij rrëmbimi.

Artikulli E la në pyll fëmijën e rrëmbyer, vetë iku para policisë u shfaq së pari në Lajme Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Trending Articles