Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Fëmija përplaset për veturë, pëson lëndime të rënda

$
0
0

f1_17strellc1368793893Pejë, 17 maj – Në rrugën magjistrale Pejë-Deçan, në fshatin Strellc, dje rreth orës 14 e 45 minuta ka ndodhur aksident trafiku, në të cilin ishte i përfshirë një veturë e tipt “Dodge” me ngjyrë të bardhë dhe targa të Kosovës dhe një këmbësor fëmijë, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Aksidenti ka ndodhur deri sa automjeti ishte duke lëvizur nga Peja në drejtim të Deçanit dhe me të arritur në Strellc nga ana e djathtë e rrugës një fëmija tenton ta kalojë rrugën me vrap, kurse drejtuesi i automjetit, Fidan R. (1988), për t’iu shmangur aksidentit kalon në anën e majtë. Mirëpo fëmija (K.S) nuk mundet ndalet dhe përplaset në derën e djathtë të automjetit. Ai pëson lëndime të rënda trupore. Viktimën menjëherë e dërgojnë në Spitalin Rajonal Pejë për tretman mjekësor.

Njësit i hetimeve të aksidenteve rajonale DRP Pejë do të procedojë rastin në prokurori.

Artikulli Fëmija përplaset për veturë, pëson lëndime të rënda u shfaq së pari në Lajme Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Trending Articles