Gjakovë, 17 maj – Policia në Gjakovë ka identifikuar dhe arrestuar dje një të dyshuar për vjedhje të rëndë, të kryer më 30 mars të sivjetshëm. Në mbrëmjen e asaj dite në rr.” Armand Pjerr Paillar” në Gjakovë, në shtëpinë e viktimës Sutki C.(1954), dyshohet se ai kishte vjedhur shumën e parave në vlera prej njëqindmijë eurosh dhe njëzetedymijë franga zviceranë, si dhe një sasi te arit, vlerën e të cilit nuk e kishte përcaktuar viktima.
Personi i mundshëm i dyshuar është shtetasi i Kosovës, Leonard K. (1975). Policia nuk ka gjetur ende asgjë nga sendet e vjedhura.
Të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor në afat prej 48 orësh.
Rasti do të procedohet në Prokurorinë e shtetit.
Artikulli Kapet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjakovë u shfaq së pari në Lajme Online.