Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

16 vjeçarja nga Gostivari, kapet me një kilogram marihuanë

$
0
0

marihuana-kesaVajza 16 vjeçare nga fshati i Gostivarit, Padalisht, është shoqëruar për në stacionin policor me dyshim se ka bërë bartjen e një kilogram ma drogë marihuanë, njoftojn nga policia e Tetovës, transmeton Portalb.

Dje në orën 15, në lagjen “Cigllana”, në Gostivar, policia ka ndaluar një veturë taksi, me të cilën udhëtonte 16 vjeçarja, nxënëse e shkollës së mesme nga Padalishti. Pas kontrollit të veturës, në çantën që e kishte me vete është gjetur një qese najloni ku kishte një kilogram marihuanë.
Sipas MPB-Tetovë, menjëherë pas kësaj e mitura nën praninë e prindërve dhe përfaqësuesi të Qendrës për punë sociale, është arrestuar dhe është mbajtur për konsultim me prokurorin publik dhe më pas është lëshuar në shtëpi.

Inspektorët policorë punojnë në ndriçimin e plotë të rastit, pas çka do të merren masa konkrete.

Artikulli 16 vjeçarja nga Gostivari, kapet me një kilogram marihuanë u shfaq per te paren here ne Lajme Online


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013