Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Durrës: Vritet me kallashnikov një nxënës në shkollë

$
0
0

shkolla durres_1Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në ambientet e shkollës së mesme profesionale në zonën e Shkozetit në Durrës.

Një nxënës shkolle është ekzekutuar me armë zjarri në klasë.

Viktima është Adriatik Tota, nxënës i vitit të parë në këtë shkollë.

Trupi i adoleshentit me origjinë nga Kukësi është dërguar në morg.

Ai jetonte në konviktin e kësaj shkolle.

Dëshmitarët e kanë përshkruar autorin si një i ri me bluzë me kapuç. Autori ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të nxënësit.

13 nxënës shkolle dhe disa persona të tjerë janë shoqëruar si dëshmitarë të vrasjes

Dyshohet se autori i vrasjes mund të jetë nxënës i asaj shkolle.

Në orën 10:30 mësohet se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla janë nisur drejt shkollës ku ndodhi vrasja.

Artikulli Durrës: Vritet me kallashnikov një nxënës në shkollë u shfaq per te paren here ne Lajme Online


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Latest Images

Trending Articles