Quantcast
Channel: Aktualitete – Lajme Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Moti i keq godet Europën

$
0
0

Me erërat e saj të forcës së uraganit dhe dallgët më të larta të baticës në dekada të tëra, stuhia “Xaver” mori 7 jetë njerëzish në veri të Europës, përmbyti pjesë të tëra të Hamburgut e la me mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Në Norfolk të Anglisë, disa banesa u shkëputen bashkë me faqen e bregut ku ishin ndërtuar e përfunduan në det. Forca e dallgëve të përplasura aty ishte aq e madhe sa policia e mbylli të gjithë zonën me argumentin e rrezikshmërisë së lartë pasi deti mund të përpinte edhe shtëpi të tjera.

Në pjesë të ndryshme të Gjermanisë, komunikacioni detar për anijet, ai ajror dhe tokësor për trenat është ndërprerë për arsye sigurie. Institucionet administrative kanë ndërprerë punën. Shkollat në Hamburg, Schlesvig – Holstein dhe në Bremen qendruan te mbyllura këtë të premte, transmeton TCH.

Aktualisht aeroportet e goditura më shumë nga anulimet apo vonesat janë ai i Schipholit në Amsterdam dhe ai i Hamburgut. Pikërisht në këtë qytet, ekspertët regjistruan forcën më të madhe të stuhisë. Lartësia e nivelit të ujit atje mbërriti një ditë më parë në gati gjashtë metra. Për herë të fundit, këtë lloj moti Hamburgu e kishte përjetuar shkurtin e vitit 1962.

Stuhia ka shkaktuar tre të vdekur në Poloni, dy në Britaninë e Madhe, një në Suedi e një në Danimarke. Me dhjetëra fluturime janë anuluar duke prekur pasagjerët në Berlin, Copenhagen dhe Sturup të Suedisë, ndërsa në aeroportin e Schipolit, gjendja po jep shenja të rikthimit në normalitet./fishmedia/

Artikulli Moti i keq godet Europën u shfaq per te paren here ne Lajme Online


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1013

Latest Images

Trending Articles


Olta Gixhari nxeh skenën me kërcimin seksi (VIDEO)


Te deshiroje lumturi


“Ne, atletët që bënim prova me arkivolin e Enver Hoxhës”


Seks dhe ushqim! Olta Gixhari tepër provokuese, ja mëkatet e së dielës!


Fushë Kosovë, grabitet banka BPB (VIDEO)


Femij i vogel ne enderr


Xhelilaj tregon për përvojën në filmin televiziv gjerman (Video)


TAKIME HOT


Harta e Kosoves


Si ta shërosh magjinë?